Ish-ministri i Shëndetëisë, Armend Zemaj ka bërë një reagim në lidhje me helmimin e qindra qytetarëve të Deçanit, duke u shprehur i shqetësuar pas këtij rasti.
“Shpreh shqetësimin e thellë për numrin e madh të qytetarëve të disa fshatrave të komunës së Deçanit lidhur me dyshimet për helmimin me ujin e pijes”, shkroi Zemaj.
Ai gjithashtu kërkoi që për këtë rast të bëhet analizë e plotë, përcjell Klankosova.tv.
“Shëndeti publik i qytetarëve nuk guxon të rrezikohet, aq më pak, të kalojë pa analizë të plotë të shkaqeve dhe pasojave”, shtoi ish-ministri.
Ndryshe gjatë ditës së sotme, Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Koosvës, Naser Ramadani deklaroi se në bashkëpunim me Ministrinë nga analizat e para të bëra nuk është konstatuar se uji që vinte nga ujësjellësi rajonal i Deçanit është i kontaminuar.