Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë janë paraqitur shtatë raste pozitive me COVID-19.
Sipas Ministrisë, gjatë 24 orëve të fundit nuk ka asnjë rast të vdekjes si pasojë e koronavirusit.
Gjatë të shtunës janë shëruar 22 persona nga COVID-19 duke e çuar numrin e të shëruarve në gjithsej 105,444.