Shkarkohet Bordi i RTK-së

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar sot shkarkimin e bordit të Radio Televizionit të Kosovës, i cili ishte i përbërë nga 8 anëtarë: Agron Gashi, Sali Bashota, Lirim Geci, Ilir Bytyqi, Albinot Maloku, Bajram Mjeku, Petrit Musolli dhe Fadil Miftari.

Me shkarkimin e tyre, Kuvendi e miratoi propozimin e Komisionit për Administratë Publike, Pushtet lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal dhe Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.