Klubi francez, Paris Saint-Germain ka konfirmuar zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Sergio Ramos, i cili vjen si transferim i lirë pas largimit nga Real Madridi.
PSG ka vazhduar me përforcime këtë verë dhe pas transferimeve të Giorginio Wijnaldum dhe Achraf Hakimi, klubi francez ka njoftuar edhe një ardhje të re.
Bëhet fjalë për mbrojtësin legjendar spanjoll, Sergio Ramos, i cili ka nënshkruar tashmë kontratë dyvjeçare me PSG-në.
Është vet klubi francez që ka njoftuar transferimin e Ramosit me anë të rrjeteve sociale.
“Paris Saint-Germain është i lumtur të njoftojë mbërritjen e Sergio Ramos në skuadrën tonë”.
“Qendërmbrojtësi i Spanjës ka nënshkruar një kontratë dy-vjeçare dhe është i lidhur me klubin deri më 30 qershor 2023”, thuhet në njoftim.
Ramos pritet do ta mbajë fanellën me numër katër, numër të cilin e ka mbajtur gjithmonë.