Kombëtarja e Anglisë u takua me Danimarkën në kuadër të gjysmëfinales së Kampionatit Evropian.
Koha e rregullt nuk mjaftoi edhe në këtë përballje për ta vendosur fituesin, pasi në 90-të minuta lojë, dy reprezentacionet barazuan 1-1.
Tre luanët triumfuan me rezultat 2-1, duke u kualifikuar në finalen e madhe të EURO-s.
Harry Kane ka shënuar golin e fitores në minutën e 104-të.
Nëse as në 30 minutat e vazhdimeve nuk përcaktohet fituesi, atëherë do kemi penalti.
Simon Kjaer shënoi autogol për “tre luanët” në minutën e 38-të, pas asistimit të Bukayo Sakas.
Mikel Damsgaard me një super gol nga goditja e lirë, kaloi mysafirët në epërsi.
Në stadiumin “Wembley” u zhvillua ky ballafaqim.
Anglia në finale do përballet me Italinë, në ndeshjen e fundit, ku përcaktohet kampioni evropian.