Ekipet e delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut do të zhvillojnë takimin e parë pas një pauze të gjatë.
Delegacioni i Kosovës do të jetë i udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ndërsa ai i palës serbe në krye ka Petar Petkoviqin.
Takimi do të jetë në Bruksek nën drejtimin e Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi., përcjellë Klankosova.tv.
Të dyja ekipet gjatë ditës së djeshme kanë mbajtur takime të ndara me Lajçak. Pas një pauze disa mujore procesi i dialogut ka rifilluar me takimin e 15 qershorit mes Albin Kurtit, kryeministrit të Kosovës dhe Aleksandër Vuçiq, presidentit të Serbisë.