Është vështirë të mohohet se domatet janë ushqimi ideal në verë. Por, kur godet vala e të nxehtit, si ato të cilat kanë përshkuar shumë pjesë të SHBA-së javët e fundit, domatja vërteton vlerën e vet.
Domatet e papërpunuara kanë shumë vitamina në vete, shkruan CNN.
Me vetëm disa prerje mund ta ktheni një domate në një ushqim të kënaqshëm, dhe në shumë raste mund të hahet pa pasur nevojë ta vini për zierje e për ta përpunuar si gjellë.
Disa ushqime të cilat mund të bëhen me domate janë, sandviçët ose sallatat, kombinimi i së cilave është shumë i lehtë me të tjera perime apo produkte të tjera; domatja në grill me mishin dhe të tjera perime të pjekura është pjatë mjaft e shijshme; prej domates mund të bëhen edhe lëngje.