Kryeministri Albin Kurti, e ka emëruar Andin Hotin, kryesues të Komisionit qeveritar për personat e zhdukur.
Zyra e kryeministrit ka njoftuar se emërimi i djalit të Ukshin Hotit në këtë pozitë, tejkalon çështjet politike.
“Çështja e personave të zhdukur është një nga çështjet prioritare të Qeverisë së Kosovës, dhe emërimi i sotëm tregon që kjo temë shkon përtej politikës. Dhimbja dhe ankthi me të cilën familjet përballen që 23 vite, rritet çdo ditë e më shumë, andaj është obligim i yni si qeveri që të bëjmë më të mirën e mundshme për t’ua zbutur këtë gjendje duke u angazhuar më shumë për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre. Për Qeverinë e Kosovës është e rëndësishme që të kemi një front të përbashkuar karshi Serbisë, në kërkesat tona për ballafaqim me të kaluarën”, ka njoftuar Zyra e kryeministrit.