Sonte do të zhvillohet ndeshja e parë mes Ferencvaros dhe FC Prishtina.
Kampioni i Kosovës për herë të parë në histori të klubit do marrë pjesë në kualifikueset në Ligën e Kampionëve, andaj synon rezultat pozitiv, shkruan lajmi.net.
Ndërsa, kundërshtari është gjiganti hungarez, Ferencvaros që shihen si favorit absolut.
Takimi nis në ora 18:00, derisa ndeshja kthyese do të zhvillohet në “Fadil Vokrri”.
Ndërkohë, dje Zekerija Ramadani në konferencë për media deklaroi se në rast që do nxjerrin barazim, atëherë do e shihte si rezultat pozitiv.