Cristiano Ronaldo do të mbetet te Juventusi. Ylli portugez thuhet se ka kërkuar ta vazhdojë kontratën me “Zonjën e Vjetër”.
Mediat italiane kanë raportuar gjatë së hënës se menaxheri i lojtarit, Jorge Mendes, do të ketë një takim me drejtuesit e klubit italian për t’i diskutuar detajet e marrëveshjes.
Ronaldo thuhet se do të mbetet te Juventusi deri në vitin 2023.
Yllit portugez kontrata me Juventusin i skadon në vitin 2022.