Lionel Messi ishte i kënaqur që Argjentina ishte në gjendje të dominonte në atë që ai e përshkroi si një ndeshje të vështirë, pasi ata mundën Ekuadorin 3-0 për të kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Amerikës.
Pavarësisht nga diferenca fituese me tre gola, kapiteni argjentinas këmbënguli se nuk ishte aq e lehtë sa tregon rezultati.
“Ishte një ndeshje shumë e vështirë, ne e dinim se sa i vështirë ishte një kundërshtar me të cilin përballeshim. Ishte një luftë derisa shënuam golin e parë dhe, pas kësaj, ndeshja u bë pak e çrregullt, por gjëja më e rëndësishme është që kaluam në raundin tjetër’’.
“Na duhet vetëm një fitore më shumë për të arritur në finale dhe shpresojmë ta bëjmë. Ne u përpoqëm të luanim futboll të mirë, por ndonjëherë nuk mundëm dhe fusha nuk ndihmoi. Ne kaluam një ndeshje vërtet të rëndësishme. Ishte qëllimi ynë të ishim në katër të fundit, por tani është koha për të pushuar”, deklaroi autori i dy asisteve dhe një goli në ndeshjen e mbrëmshme.