Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Velipojë.
Brenda një banese ka shpërthyer një bombol e gazit.
Siç raporton Top-Channel, nga zjarri janë lënduar katër persona, përcjell Klankosova.tv.
Tre gra dhe një fëmijë janë në gjendje të rëndë.
Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ndërsa priten informacione të tjera në vijim mbi gjendjen e tyre shëndetësore.