Që nga 13 marsi i vitit që lamë pas (2020), në Kosovë janë 107 mijë e 788 qytetarë të cilët janë infektuar nga COVID-19.
Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) 105 mijë e 362 arritën që ta mposhtin këtë virus, ndërsa 2 mijë e 260 të tjerë kanë vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19.
Në 24 orëshin e fundit në Kosovë janë shënuar 3 raste të reja me COVID-19.
Aktualisht në vend janë 166 raste aktive me COVID-19.