Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe njëherësh kreu i Lëvizjes Vetëvendosje e ka uruar Memli Krasniqin për zgjedhjen e tij në krye të PDK-së.
Ai i ka uruar punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, Krasniqi duke theksuar se do t’i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional.
“Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.
Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili”, ka shkruar Kurti në Facebook.