Sot PDK zgjedh liderin e ri, por kush ishte kryetari i dytë i kësaj partie?

Kadri Veseli u zgjodh si kryetari i dytë i Partisë Demokratike të Kosovës më 7 maj të vitit 2016.

Zgjedhja e tij në postin e numrit një të partisë u bë në Konventën e 7-të të jashtëzakonshme zgjedhore të Partisë Demokratike të Kosovës që u mbajt më 7 maj të vitit 2016, njofton Klankosova.tv.

Në garën për kryetar të Partisë Demokratike të Kosovës asokohe Veseli ishte kandidati i vetëm.

Ai u bë kryetar i PDK-së pasi kryetari i parë dhe themeluesi i PDK-së, Hashim Thaçi, kishte hequr dorë nga funksionet partiake pasi që nga Kuvendi i Kosovës u zgjodh si president i vendit.

Kujtojmë se Veseli udhëhoqi me PDK-në deri më 5 nëntor kur edhe dha dorëheqje nga të gjitha funksionet politike kur edhe ju konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale e Kosovës e që atëherë gjendjet në paraburgim në Dhomat e Specializuara në Hagë.