Çekia është përfaqësuesja e radhës që e ka siguruar kalimin në çerekfinale të “Euro 2020”.
Çekët e kanë mposhtur Holandën me rezultat 2:0 dhe kanë kaluar në mesin e tetë ekipeve më të mira.
Të dy golat, Çekia i realizoi në pjesën e dytë dhe që të dy erdhën pas përjashtimit me karton të kuq të mbrojtësit të Holandës, Matthijs de Ligt. Ai u përjashtua në minutën e 55-të pas prekje së topit me dorë si lojtar i fundit.
Golin e parë e realizoi Tomas Holes, me goditje me kokë në minutën e 68-të. Asistues, po ashtu me kokë, ishte Tomas Kalash.
Ndërkohë, golin e dytë dhe të fundit në këtë ndeshje e shënoi Patrik Schicku në minutën e 80-të.
Për sulmuesin çek ishte goli i katërt në këtë kampionat.
Për përfaqësuesen çeke, kjo është hera e parë që arrin në çerekfinale të Kampionatit Evropian, pas vitit 2012.
Çekia, si pjesë e Çekosllovakisë është kampione e Evropës në vitin 1976 dhe si e vetme është nënkampione në vitin 1996. Tri herë ka përfunduar në pozitën e tretë (1960, 1980 dhe 2004).
Në çerekfinale, Çekia do të përballet me Danimarkën. Ky takim do të luhet me 3 korrik në Baku të Azerbajxhanit.