Ditëve të fundit çmimet e naftës dhe derivateve të saj kanë pësuar një rritje të ndjeshme në vendin tonë.
Një liter naftë shkon nga 1.05 deri në 1.12 euro, kurse një litër benzin shkon nga 1.09 deri në 1.14 euro.
Reporteri.net, ka kontaktuar me Fadil Berjanin, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës për ta pyetur pse po ndodh kjo ngritje e çmimeve të derivateve të naftës.
Ai thotë se kjo po ndodh për si pasojë e ngritjes së çmimit në tregjet ndërkombëtare.
“Sa i përket çmimeve në Kosovë sillen, dizelli 1.05 deri 1.12 cent, kurse benzina 1.09 deri 1.14 cent. Dihet që çmimin e përcakton Berza dhe organizata prodhuese OPEC. Kjo e fundit ka reduktim të prodhimit dhe në mënyrë automatike kemi ngritje të çmimit. Në tregjet ndërkombëtare kemi rritje të çmimit ku edhe te në Kosovë ka reflektuar në mënyrë të theksuar rritja e çmimit”, thotë Berjani.
Ai megjithatë thotë se qytetarët e Kosovës po shërbehen me çmimet më të lira të derivative, përjashto Maqeodninë e Veriut.
“Në Shqipëri çmimet sillen, dizelli 1.38 cent, kurse benzina 1.39 cent. Qytetarët e Republikës së Kosovës janë duke u shërbyer me çmimet më të lira në regjion, përveç Maqedonisë Veriore e cila e ka akcizën për 22 cent më të ultë”, thotë Berjani.