Vrasjet në Velipojë, Rama: Kam thirrur ministrin e Brendshëm për një rikonstruktim të policisë

Pas mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste në teatrin “Petro Marko” në Vlorë, kryeministri Edi Rama u shpreh se ka thirrur ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtuesit e policisë, për të nisur një fazë të re të ristrukturimit, që pritet të bëhet brenda disa javëve.

“Unë kam thirrur ministrin e Brendshëm dhe disa drejtues kryesorë të policisë për të mos humbur kohë për të lançuar sa më shpejt një fazë të re të ristrukturimit që është përgatitur, por për arsye të mirëkuptueshme është momenti që të përshpejtohet me disa javë dhe të mos presim fundin e verës”, tha kreu i qeverisë.

“Është shumë e rëndësishme që ne të vazhdojmë punën në Vlorë, këtu kemi shumë sfida që kanë të bëjnë dhe me administrimin e vogël. Unë jam i shqetësuar për bashkitë që kanë detyrime ekstra dhe kanë lidhje me industrinë e turizmit”, shtoi ai.