Barcelona, ja “mrekullia” 200 milionëshe që duhet të bëjë Laporta për Messi-n

Leo Messi po luan aktualisht Copa America me Argjentinën. Megjithatë, Pleshti mbetet në qendër të vëmendjes edhe në Europë.

Tema e nxehtë është  e ardhmja e tij me rinovimin e kontratës me Barcelona-n që duket se është shumë afër pavrësishte problemeve të mëdha financiare të klubit dhe lëvizjet që pikërisht blaugranat do të duhet të bëjnë për të “mbajtur” numrin 10.

Siç ka bërë të ditur Marca, presidenti Joan Laporta do të duhet të bëjë një mrekulli të vërtetë pasi të ketë formalizuar rinovimin e Messi-t.

Në fakt, zgjatja e marrëdhënies me Pleshtin do të kërkojë shkrutime të rrogave dhe kostove të klubit. Flitet për një shifër 200 milionë euro që Barcelona do të duhet të grumbullojë nga shkurtimet e rrogave dhe/ose shitjeve.