Një grua është arrestuar në Lipjan, pasi e njëjta kishte goditur fëmijën e saj.
Sipas policisë e dyshuara e kishte goditur me mjet të fortë fëmijën e saj rreth 6 vjeçar duke i shkkatuar lëndime trupore.
Fëmija pas këtij lëndimi të marrë nga nëna e tij është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Rasti në polici është raportuar nga babai i viktimës dhe njëherish bashkëshorti i të dyshuarës.