Më shumë se shokë?! Bearti habit kur flet për marrëdhënien me Encën dhe tregon sa seksi është ajo!

Ish-konkurrenti i Për’puthen, Beart Rexhepi, dhe këngëtarja Enca kanë qenë së fundmi në qendër të vëmendjes. Fillimisht, Enca publikoi një foto në krahët e një djali misterioz që më vonë u zbulua se bëhej fjalë për Beartin. Ai do jetë protagonist në videoklipin e saj të ri, mirëpo dyshja duken shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Artistja ndau më pas një tjetër moment nga videoklipi, një skenë tepër të nxehtë, në të cilën 25-vjeçarja shfaqet në shtrat sipër tij në momente intime. 

Kaq mjaftoi që rrjeti të ziejë. Por, çfarë po ndodh realisht mes tyre? Bearti duket se i ka hedhur edhe më shumë benzinë zjarrit. Në një intervistë për “Prive” ai është pyetur se çfarë po e lidh me Encën. Dhe përgjigja ishte: “Fillimisht një projekt!” Kështu, ai ka lënë të kuptohet se pas realizimit të projektit mes tyre mund të ketë diçka më shumë. Nëse kjo është e vërtetë apo thjesht një deklaratë për vëmendje, do e shohim në vijim.

I pyetur se sa seksi është Enca nga 1-10 ai përgjigjet 12. Nuk kanë munguar edhe pyetjet e nxehta. I pyetur se kur është seksi më i mirë para apo pas ushtrimeve, Bearti shprehet pas martesës.