Një i vdekur e 11 raste të reja me COVID-19 janë shënuar në Kosovë gjatë ditës së shtunë.
Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1,658 testime ndërkohë që janë shëruar 6 persona.
Numri i rasteve aktive ndërkohë është 170.
Sipas MSH-së, gjatë ditës së shtunë në Kosovë janë vaksinuar 4,682 persona. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në fund të muajit mars e deri më tani, me dozën e parë janë vaksinuar 157,338 persona ndërkaq me dozën e dytë, 29,314 persona.
Rasti i vdekjes të shtunën si pasojë e koronavirusit është një mashkull i grup-moshës mbi 60 vjeç, nga Gjakova, ndërkaq numri i të vdekurve që kur ka nisur pandemia, ka shkuar në 2,257 persona.