Partia Demokratike e Kosovës (PDK), në fillim të themelimi e kishte emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës, shkruan Gazeta Metro.
PDK është një parti politike nga Kosova e formuar pas mbarimit të luftës në vitin 1999 nga udhëheqës të UÇK’së, shumica e të cilëve deri asokohe ishin aktivistë dhe udhëheqës të Lëvizjes Popullore të Kosovës.
Në fillim partia kishte emrin Partia për Progres Demokratik e Kosovës, por më vonë e ndërroi emrin në Partia Demokratike e Kosovës.
Partia Demokratike e Kosovës u themelua me 10 tetor të viti 1999.
Që nga themelimi, Kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës deri ne vitin 2016 ishte Hashim Thaçi.
Pas marrjes së postit te Presidentit Hashim Thaçi i la vendin Kadri Veseli. Kryetari i Partisë zgjidhet nga Kuvendi i Partisë.
Ndërkaq pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale, Veseli jep dorëheqje nga pozita e kryetarit dhe ushtrues detyre emërohet Enver Hoxhaj.
Së fundi PDK ka shpallur konventën me 3 korrik, ku do të zgjidhet kryetari i partisë.