7 raste të reja me koronavirus në Kosovë

Shtatë persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, nga 1.224 testime gjithsej. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar 12 pacientë të shëruar, duke çuar numrin e të shëruarve në 105.292.

Deri tani në Kosovë kanë vdekur nga koronavirusi 2.256 persona. Aktualisht janë 171 raste aktive.

MSH-ja ka njoftuar se deri më sot janë vaksinuar 149.121 persona me vaksinën anti-COVID, derisa në 24 orët e fundit, 4.439 persona janë vaksinuar.