Miratohet buxheti i rishikuar, prioritet rimëkëmbja ekonomike

Qeveria e Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2021. Me këtë rast ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se prioritet është rimëkëmbja ekonomike.

Qeveria e Kosovës ka miratuar rishikimin e buxhetit për vitin 2021. Me këtë rast ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se prioritet është rimëkëmbja ekonomike.

Ndërsa ministri i mbrojtjes Armend Mehaj ka bërë kërkesë që një shumë prej rishikimit të ndahet për blerjen e disa dronëve.

“Përmes Ministrisë së Mbrojtjes, përmes analizës kemi nevoje për dronë për rritjen e inteligjencës e vëzhgim, Ministria ka bërë kërkesë për blerje të dronit, ne kemi pranuar letrën e ofertës kostoja për katër është 4.6 milionë dollarë ose 11.9 milionë euro. Pagesa e shumës mund të bëhet në dy këste, në 50 përqind të shumës duhet të bëhet në nënshkrimin e kontratës, pjesa tjetër duhet të bëhet deri në mars të 2022. Andaj kërkojmë që 4.5 milionë euro, sepse 1 milionë euro mund t’i sigurojmë si ministri. Oferta nga SHBA-të të vlejë deri më 26 qershor” ka thënë Mehaj.

Ndërsa Goran Rakiq ministër për Komunitete dhe Kthim ka dal kundër kërkesës së ministrit Mehaj për blerjen e dronëve.

“Ne duhet të merremi me ri këmbjen ekonomike dhe rritjen e vendeve të punës dhe kërkesa e ministri Mehaj është e papranueshme. Prioritet duhet të jenë këto për qeverinë” ka thënë Rakiq.

Propozimi i Mehajt është miratuar i cili do të shqyrtohet në mbledhjen e ardhshme. Ndërsa ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka kërkuar që nga rishikim të ndahen mjete për blerjen e teksteve shkollore.

Qeveria ka miratuar projektligjin për Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.