Cakaj: Nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë

Gent Cakaj ka reaguar pas raportimeve se ai mund të bëhet pjesë e PDK-së, pasi kjo e fundit ka shpallur zgjedhjet për të parin e partisë me 3 korrik.

“Nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. Jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër”, ka thënë ai.

Postimi i plotë i Cakajt në Facebook:

Një sqarim i vogël:

E para, ashtu siç e kam sqaruar disa herë tashmë,
unë nuk jam dhe nuk synoj të bëhem pjesë e asnjë partie politike në Kosovë. E dyta, unë jam tërhequr përkohësisht nga jeta publike deri në një vendim tjetër, për të cilin, me siguri, do t’iu njoftoj personalisht!

Ju uroj çdo të mirë në ndërkohë e mirëmbeteshi 🤗,

Genti