Zbulohet shuma, ja sa milionë paguan Norwich City për transferimin e Rashicës

Milot Rashica është transferimi më i ri i skuadrës angleze Norwich City.

9.4 milionë funte, apo rreth 11 milionë euro – kaq e ka blerë Norwich City Milot Rashicën nga Werder Bremen.

Milot Rashicës i është realizuar ëndrra që të luajë në Premierligë. Edhe zyrtarisht, ai është lojtar i Norwich City.

Sipas Sky Sport, sulmuesi shqiptar i ka kushtuar klubit anglez 9.4 milionë funte, apo rreth 11 milionë euro, shifër shumë më e ulët nga ajo që mund të kishte nxjerrë një vit më parë.

Aston Villa e donte në të kaluarën dhe Werder mund të kishte përfituar nga 24-vjeçari deri në 20 milionë euro, por kërkonin më shumë dhe si pasojë e kësaj, ai qëndroi edhe një vit në Bundesliga.

Me kontratën që do t’i skadonte në vitin 2022 dhe rënien në Bundesliga 2, Werderi u detyrua ta shesë shumë më lirë.

24-vjeçari i bashkohet Norwich Cityt pas tri sezoneve e gjysmë në Bundesliga te Werder Bremen, ku ka bërë 100 paraqitje dhe ka shënuar 27 gola, derisa ka dhuruar edhe 19 asistime.