Austria siguroi kualifikimin tutje për herë të parë në histori, pasi mposhti Ukrainën në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.
Kështu, austriakët kualifikohen tutje prej pozitës së dytë në grupin C.
Por, ata do të kenë punë jashtëzakonisht të vështirë në fazën e parë të nokautit.
Austria do të përballet me Italinë, e që do të jetë jashtëzakonisht e vështirë për ta, kurse për “Azzurët” ky është një lajm i mirë pasi kualiteti dukshëm është në anën e tyre.