Zbulohet një tjetër provë nga skena e krimit, ja çfarë bëri piloti grek para se të vriste Karolinën

Një nga një, dalin në dritë provat e grabitjes së inskenuar me të cilën 37-vjeçari Babis Anagnostopoulos mashtroi autoritetet për 37 ditë. Anagnostopoulos e çoi grabitjen në dhomën e ndenjes, duke thyer kamerën. Provat tregojnë vendin ku u gjet kamera prapa divanit, kartën e memories të së cilës ai pretendohet se e nxori në 01:20, gati dy orë para se të vriste Karolinënn për të manipuluar gjithçka që do të fajësonte atë.

Foto/ Zbulohet një tjetër provë nga skena e krimit, ja

Më parë ai zbuloi detaje të tjera për mënyrën sesi “grabitësit” hynë në shtëpinë e tij dhe i morën një kuti në tryezë ku mbante paratë. Por në fakt, kjo ishte një pikë ku u dogj Babis. Kjo sepse, siç tregohet në provën numër 36, kutia e tryezës “Monopoli” u hoq dhe u kërkua me kujdes, gjë që është në kontrast të plotë me mënyrën sesi funksionojnë grabitësit, ku ata kthejnë përmbys gjithçka. Babis Anagnostopoulos tha gjatë dëshmisë së tij se në atë kuti ai kishte fshehur 9,500 euro, por gjatë faljes ai u shpreh se nuk kishte franga dhe gjithçka ishte e inskenuar.

Foto/ Zbulohet një tjetër provë nga skena e krimit, ja

Nesër, në orën 10.00 vrasësi Babis Anagnostopulos, do të dalë sërish para hetuesisë, pas afatit që ai kërkoi dhe mori për të përgatitur faljen e tij. Piloti 33-vjeçar i përshkroi policisë hap pas hapi marrëdhëniet që kishte me gruan e tij Caroline, duke u thënë: “Ju nuk mund ta imagjinoni dashurinë time për atë vajzë.”

Në të njëjtën kohë, dolën në dritë pjesë nga ditari i 20-vjeçares, në të cilën ajo përmend sherret e vazhdueshme me burrin e saj ndërsa flet për faktin se dëshironte të divorcohej, por lindja e foshnjës e detyroi të rrinte me të.