Në Kosovë numri i rasteve aktive me koronavirus është ulur dukshëm, pasi në gjithë vendin janë vetëm 179 raste.
Ndërkaq, ditën e premte pati vetëm nëntë raste pozitive me koronavirus dhe nuk pati asnjë rast të vdekjes.
“Nga 1.694 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.200. Në total numri i rasteve aktive është 179”, bëri të ditur IKSHPK.
Edhe vaksinimi i qytetarëve të Kosovës ka filluar në masë të madhe. Vetëm në 24 orët e fundit janë dhënë 7,341 doza të vaksinës anti-COVID.
Që nga fillimi i vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 125.882 doza të saj.