Edhe në mëngjesin e kësaj të premte para komunës së Prishtinës qytetarët po përballen me pritje të gjata për të kryer shërbimet e tyre.
Radhë e gjatë është e krijuar për të paguar vërtetimin tatimor që shërben për regjistrimin e automjeteve.
E njëjta pamje ishte edhe të enjten.