Piloti grek pranon krimin, rrëfen vrasjen e gruas: Më tha se do të më linte

Piloti 32-vjeçar Charalambos Anagnostopoulos është arrestuar nga policia greke pasi ka pranuar vrasjen e gruas së tij, 20-vjeçares britanike Caroline.

Piloti ka rrëfyer vrasjen brutale. Ai pranoi pas më shumë se tetë orësh pyetje se kishte vrarë gruan, shkruan Protothema, përcjell abcnews.al.

Informacioni në dispozicion të policisë ishte i tillë që nuk mund ta përgënjeshtronte. Sipas të dhënave të para, piloti 32-vjeçar pretendon se gruaja e tij i tha se ishte e vendosur ta merrte fëmijën dhe ta linte. Babis ka thënë se kohët  fundit kishin pasur fërkime.

Në një moment hodha fëmijën në krevat. E mbyta dhe sajova grabitjen,” ka thënë ai para policisë.

Ai gjithashtu tha se nuk e kishte pranuar vrasjen e gruas së tij deri më tani, pasi mendonte për foshnjën e tyre. Piloti 32-vjeçar pranoi se e organizoi të gjithë skenën vetë dhe se nuk kishte asnjë bashkëpunëtor në krim. Charalambos Anagnostopoulos madje arriti të lidhte veten.

Ngjarja e rëndë ka shokuar opinionin publik. Policia arriti të zbulojë se 32-vjeçari është vrasësi i Caroline. Provat u bazuan kryesisht nga analiza me ndihmën e teknologjisë e të dhënave të celularëve të çiftit dhe ora biometrike e viktimës.

Në mesazhet e zbuluara në telefonat e të dyve, kanë treguar se Caroline dhe i shoqi janë grindur vetëm pak orë para krimit të rëndë.