Franca e shtyn masën e izolimit deri më 11 maj

Presidenti francez, Emmanuel Macron, njoftoi se ka vendosur për zgjatjen e izolimit mbarëkombëtar deri më 11 maj.

“Shkollat e vendit mund të fillojnë të rihapen pas 11 majit”, tha presidenti francez.

Vendimi vjen në kohën kur epidemia e koronavirusit në Francë po tregon shenja të ngadalësimit.

“Shpresa po kthehet por asgjë nuk është e sigurt”, tha ai.

Presidenti francez tha se “do të triumfojmë, mirëpo megjithatë ne duhet të jetojmë me praninë e virusit, edhe për disa muaj të ardhshëm”.

Pak minuta para se Macron të fillonte konferencën për media, autoritetet shëndetësore publikuan shifrat mbi vdekjet e reja nga koronavirusi.

Gjatë 24 orëve të fundit vendi shënoi 574 vdekje të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm afër 15,000.