Situata e COVID-19 në Shqipëri sa vjen e përmirësohet. Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë thotë se janë kryer janë kryer 2,618 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë dy qytetarë.
Rastet e reja janë një në Tiranë dhe një në Berat. Ndërkohë në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Situata sa vjen e po përmirësohet dhe në spitale, pasi ka vetëm 20 pacientë të shturar, nga të cilët gjashtë pacientë janë në terapi intensive dhe nuk ka asnjë të intubuar.
Janë shëruar edhe 23 qytetarë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 865 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht janë 143 raste aktive me Sars Cov2 pozitiv në të gjithë vendin, ndërkohë që nurmi i viktimave është 2,453.