Një 50-vjeçar është plagosur sot në mëngjes me armë zjarri në Mitrovicë.
Rastin e ka konfirmuar për Gazetën Express, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicë, Avni Zahiti.
Sipas Policisë, dyshimet e para janë ngritur se ngjarja të ketë ndodhur në një zonë në afërsi të brigjeve të lumit Ibër në zonën që i përket fshatit Lisicë të Mitrovicës së Jugut
“Sot rreth orës 10:20 është raportuar se një person ishte plagosur nga arma e zjarrit. I plagosuri i moshës 50 vjeçare është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e qytetit në Mitrovicën e Veriut. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshimet e para janë ngritur se ngjarja të ketë ndodhur në një zonë në afërsi të brigjeve të lumit Ibër në zonën që i përket fshatit Lisicë të Mitrovicës së Jugut”, ka thënë Zahiti.
Njësite përkatëse policore përfshirë edhe hetuesit rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet lidhur me rrethanat që e karakterizojnë rastin.
Për veprimet e ndërmarra policore lidhur me rastin është njoftuar Prokuroi i rastit i cila ka urdhëruar që hetimet e mëtejme të vazhdojnë në drejtim të veprës penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.