Personat e hershëm janë më të lumtur se ata që zgjohen vonë

Koha kur zgjoheni në mëngjes ose në mbrëmje ëshë e përcaktuar në bazë të ADN-së dhe kjo mund të ketë ndikim në gjendjen shpirtërore dhe mirëqenien tuaj gjithashtu.

Mirëpo pse personat të cilët zgjohen më herët, thuhet se janë më të lumtur se ata të cilët kalojnë orë të tera duke qëndruar në shtrat, shkruan TheGuardian, transmeton Klankosova.tv.

Jessica O’Loughlin, autorja kryesore e një studimi të botuar në revistën Molecular Psychiatry, pyeti më shumë se 450 mijë njerëz të moshës së mesme në lidhje me preferencat e tyre për t’u zgjuar nga gjumi.

“Ata që u zgjuan më herët tregojnë se kanë nivel më të ulët të depresionit dhe ankthit”, thuhet në studim.

Autorja thotë se kjo ndodh pasi ata persona janë të prirur të mos devijojnë nga modelet natyrale të gjumi, duke fjetur herët dhe zgjuar herët.

Ndërkohë, ata që qëndrojnë zgjuar deri vonë kanë tendencë të ndjehen më të lodhur të nesërmen.

Universiteti i Exeter zbuloi 351 variante gjenetike që përcaktonin kohën e zgjimit.

Ata njerëz të cilët zakonisht zgjoheshin herët ishin 8 përqind më pak me depresion se të tjerët dhe njëkohësisht ishin edhe më të lumtur.