Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas zyrtarizimit të tetë kandidatëve për kryetarë komunash, ka thënë se të gjithë ata do të dalin fitues nga zgjedhjet.
Ai tha se kandidatët që i prezantoi LDK-ja janë zgjidhje për problemet e qytetarëve të Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Gazi për Pejën. Imriu për Lipjanin. Përparimi për Prishtinën. Ekremi për Podujevën. Sokoli për Vitinë. Xhafa për Vushtrrinë. Burimi për Fushë Kosovën. Ardiani për Suharekën. Këto janë tetë kandidaturat e para. Tetë kandidatë fitues; tetë zgjedhje adekuate të problemeve më bazike të qytetarëve tanë”.
Kryetari lavdëroi kandidatët duke thënë se janë njerëz të dëshmuar në secilin rol brenda e jashtë politikës, se janë profesionistë me integritet, udhëheqës të jashtëzakonshëm, si dhe kryetarë “që i kërkojmë e kemi kërkuar kaherë”.
Abdixhiku, duke paralajmëruar kandidatura të tjera së shpejti, tha se Lidhja është gati për zgjedhjet lokale të sivjetme.