Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është shfaqur sot nga aeroplani.
“Udhëheqja e një komune është sikur drejtimi i këtij aeroplani”, ka shkruar ai teksa ka ndarë një video mbi qiell, në rrjetin social Facebook.
Lladrovci tha se besimi qytetar e bën të parashikojë që gjatë udhëtimit edhe pse në drejtimin e duhur, mund të has në turbulenca.
“Vërtetë, në jetë kam drejtuar makina të ndryshme, të punës, luksoze e luftarake, traktor e bager, 128 e PZ, deri te benzi e pincgaueri, por aeroplani është diçka tjetër.
Udhëheqja e një komune është sikur drejtimi i këtij aeroplani. Besimi qytetar është themelor për të pasur jo vetëm vullnet e dëshirë, por edhe guxim për ta drejtuar.
Besimi qytetar më bën të parashikoj që gjatë udhëtimit edhe pse në drejtimin e duhur, mund të has në turbulenca. Kryetari sikur piloti i mirë, merr përsipër këto rreziqe dhe së bashku me të gjithë udhëtarët aterron shëndosh e mirë.
Po, për këtë, përgjegjësia është e plotë me veprime të sakta edhe gjatë pilotimit edhe gjatë qeverisjes. Nuk mjafton talenti që mëson shpejt e me ia fillue me grah aeroplanin. Përvoja e jep shijen për një opsion. Ky opsion i vetëm është rruga e drejtë!”, ka shkruar më tej Lladrovci.