Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se Sami Lushtaku do të jetë kandidat i kësaj partie për Kryetar të Komunës së Skënderajt.
“Është qëndrim i degës së PDK që Lushtaku të jetë kandidat për kryetar komune dhe kjo çështje është direkte e kandidatit që e propozon dega nëse e pranon ose jo”.
“Lushtaku do të jetë në garë për të qenë Kryetar i Skënderajt”, ka thënë Hoxhaj, njofton Klan Kosova.
Hoxhaj në Rubikon ka bërë thirrje ndaj qytetarëve të Skënderajt dhe Drernasit që të mos përçahen.
“Apeli im është qëndroni të bashkuar, mbështeteni PDK-në. Ftoj drenicakët që të mos bien pre e përpjekjeve të ndryshme që dikush t’i përçajë”.
Ai ka theksuar në Rubikon se Sami Lushtaku dhe Ramiz Lladrovci nuk i kanë raportet aq keq sa thuhet sipas tij
“Lladrovci dhe Lushtaku i kanë punët e ndara, njëri në Drenas dhe tjetri në Skënderaj. Me ta kam qenë në një odë në Abri nuk është e vërtetë [ajo që thuhet].