Gjykata e Kombeve të Bashkuara ka mbështetur dënimin e përjetshëm të shefit ushtarak serb, Ratko Mlladiq për gjenocid.
Ish-komandanti serb boshnjak Ratko Mlladiq ka humbur apelin e tij kundër një dënimi të vitit 2017 për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gjykata e Kombeve të Bashkuara mbështeti dënimin e përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e rreth 8000 burrave dhe djemve myslimanë boshnjakë në Srebrenicë në 1995.
Masakra, në një enklavë që supozohej të ishte nën mbrojtjen e Kombeve të Bashkuara, ishte mizoria më e rëndë në Europë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Nuk është ende e qartë se ku do të vuajë Mlladiq pjesën tjetër të dënimit të tij.
Paneli i apelit prej pesë personash zbuloi se Mlladiq kishte dështuar të siguronte prova për të zhvlerësuar dënimet e mëparshme kundër tij, megjithëse kryetari i trupit gjykues kundërshtoi për secilën pikë, njofton Klan Kosova.
Vendimi u vonua nga vështirësitë teknike, të cilat vazhduan gjatë gjithë seancës.