Avokati i njohur ka habitur me komentin që i la moderatores.
Moderatorja e njohur Bora Zemani është emër që komentohet shumë për paraqitjet publike, shkruan lajmi.net.
Ajo së fundi ka tërhequr vëmendjen e avokatit Spartak Ngjela, i cili i la një koment epik në një foto në rrjete sociale.
“Bora, me lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë”, i shkroi Ngjela.
Komenti i atokatit u bë viral në rrjete sociale dhe u komentua edhe nga ndjekësit e Borës.
Ndryshe, moderatorja muajt e fundit është e angazhuar si drejtuese e emisionit të dashurisë “Përputhen”.
Ajo ka qenë në lidhje me Donald Veshajn, por para pak kohe i kanë ndarë rrugët dhe për momentin Zemani deklarohet beqare.