Vlera e Bitcoin ra për 10 për qind pasi ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump e quajti atë një “mashtrim” ndaj dollarit amerikan.
“Bitcoin, thjesht duket si një mashtrim”, tha Trump për Fox Business.
“Nuk më pëlqen sepse është një monedhë tjetër që garon me dollarin … Unë dua që dollari të jetë monedha e botës. Kjo është ajo që kam thënë gjithmonë”, shtoi Trump.
Ai gjithashtu u bëri thirrje vëzhguesve të SHBA-së që të ndërmarrin veprime, duke shtuar që kriptovalutat duhet të monitorohen nga afër dhe të kenë rregullim të lartë.
Kjo është hera e dytë që Trump flet për monedhën më të vlefshme digjitale në botë pasi ai kishte thënë se nuk ishte “dashamirë i Bitcoin-it dhe kriptovalutave të tjera” në vitin 2019, pasi Bitcoin kishte rënë nga 20.000 dollarë në 6.000 dollarë në gjysmën e parë të vitit 2018.
Pasi u ngjit në pikën më të lartë të të gjitha kohërave, në 64.000 dollarë në mes të prillit, kriptovalutat më e madhe në botë sipas kapitalizimit të tregut ka humbur pothuajse gjysmën e vlerës së saj, duke u tregtuar me rreth 33.000 dollarë pasditen e djeshme.