Dorëhiqet “gjyqtarja e Tik Tok-ut” Enkeleda Kapedan

Gjyqtarja Enkeleda Kapedani, që u bë e njohur për shkak të videove që shpërndante në llogarinë e saj në platformën Tik-Tok, ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarjes së Gjykatës të Elbasanit.

Ky vendim i saj vie në kohën kur në Këshillin e Lartë Gjyqësor tanimë ka nisur seanca dëgjimore lidhur procedimin disiplinor, me qëllim shkarkimin e saj.

Skandali me videot e TikTok, kërkohet shkarkimi i kryegjyqtares

Pas dorëheqjes, Kapedani ka deklaruar se po bëhet “kokë turku” dhe i ka bërë thirrje Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë që “të zhvishet nga emocionet”, në raport me të.

Tutje, ajo ka vlerësuar se shijet e saj muzikore “nuk kanë ndikuar në ushtrimin e detyrës” dhe se asnjë nga veprimet e saj nuk lidhej me detyrën zyrtare që ajo ushtron.

Dalin video të tjera të gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani

Për më tepër, gjyqtarja ka theksuar se ka pasur një agjendë për shkatërrimin e karrierës së saj, mirëpo nuk ka dhënë asnjë adresë për këto akuza.

Procesi ndaj Enkeleda Kapedanit nga Inspektorati i Lartë i Drejtësisë ka nisur në fund të muajit maj, pas raportimit të mediave rreth materialeve që ajo shpërndante në llogarinë e saj në platformën Tik-Tok.