Lushtaku e quan “kastravec” Xhelal Sveçlën

Incidenti i së dielës në mes të një polici dhe anëtarit të kryesisë së Organizatave të dala nga Lufta, Faik Fazliu, ka nxitur reagime të shumta e ndaj këtij rasti ka reaguar edhe ish-kryetari i Skenderajt dhe ish-komandanti i UÇK-së, Sami Lushtaku.

Ai ka thënë se është e trishtueshme një pamje e tillë ku një ish-pjesëtar i UÇK-së trajtohet në atë formë nga Policia e Kosovës.

Ndërsa një reagim të ashpër ai pati edhe ndaj deklaratës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili pas incidentit tha se ”ka kaluar koha e të fortëve” dhe se ”askush nuk është mbi ligjin”.

Lushtaku për Infokus, e ka quajtur Sveçlën “kastravec”, që sipas tij ”po tenton t’i mësojë se si të sillen”, transmeton klankosova.tv.

”Jo me dal ai ministri si kastravec, e me na tregu se qysh duhet me u sjell e me na tregu se qysh i ka kalu koha ”njerëzve të fortë””.

”Unë mendoj që para ligjit nuk ka njerëz të fortë por nëse policia është sjellë në atë formë me të vërtet është për keqardhje”, ka shtuar Lushtaku.