Modelja e njohur, Oriola Marashi, është ndër më të pëlqyerat në estradën shqiptare.
Udhëtimet e saj janë mjaft të shpeshta, pasi puna në fushën e modelingut e detyron atë të jetë në vende të ndryshme.
Në një postim të fundit në rrjetin social Instagram, bukuroshja brune është parë duke u shëtitur në Turqi.
Oriola u vërejt duke marrë poza provokuese para kamerës, derisa qëndronte e ulur në një makinë luksoze.
“Vlerësoni veten për atë që jeni”, ka shkruar ajo në përshkrim.
Ajo përndryshe ka paralajmëruar se do të qëndrojë në Stamboll për një muaj, për shkak të angazhimeve në karrierë.