Shumica e njerëzve e kanë të vështirë të ngrihen nga shtrati në mëngjes. Por çfarë ndodh kur vështirësia e ngritjes nga shtrati ndodh vazhdimisht dhe bëhet gjendje patologjike?
Mjekët dhe psikologët e përshkruajnë atë si dysania . Dysania quhet vështirësia e madhe e ngritjes nga krevati, si dhe dëshira e madhe për tu rikthyer sërish në shtrat sa më shpejt.
Cilat janë shkaqet e mundshme të dysania-s?
Dysania mund të mos konsiderohet sëmundje, por shpesh shoqërohet me gjendje të tilla si depresioni dhe sindroma e lodhjes kronike.
Më konkretisht, siç shprehet Dr. Mark Salter nga Kolegji Mbretëror i Psikiatërve ” dysania është një sjellje e vërejtur tek personat që vuajnë nga një çrregullim i madh depresiv”.
Sidoqoftë, ekziston një ndryshim i madh midis dysania-s dhe lodhjes së thjeshtë. Personat me dysania ndihen të shqetësuar dhe të lodhur nga mendimi se thjesht duhet të ngrihen nga krevati.
Disa nga shkaqet më të zakonshme të dysania-s janë:
Depresioni
Sindroma e lodhjes kronike
Çrregullimet e gjumit
Fibromialgjia
Sëmundjet kardiovaskulare
Diabeti
Anemia
A kurohet dysania?
Megjithëse nuk ka ndonjë trajtim zyrtar në literaturë, trajtimet janë të ngjashme me ato për pagjumësinë.
Bëni ushtrime fizike (Në mënyrë që të lodheni dhe të flini më mirë, sidoqoftë, duhet të shmanget në mbrëmje sepse krijon mbingarkesë)
Shmangni kafeinën, alkoolin dhe ngrënien natën vonë
Shmangni pajisjet elektronike para se të shkoni në shtrat, sepse drita blu që ato lëshojnë, dëmton melatoninën në mënyrë që të mos mund të flemë.
Vendosni një orar të rregullt të gjumit
Shmangni dremitjet
Kini kujdes për temperaturën e dhomës, si dhe zhurmat e jashtme që mund të prishin cilësinë dhe sasinë e gjumit tuaj.