Inteligjenca amerikane trondit të gjithë: Ja sa milion njerëz humbën jetën nga koronavirusi në Kinë

Prej ditësh ka plasur një debat mes SHBA-së dhe Kinës për numrin e viktimave në vendin e origjinës së koronavirusit.

Nga mediat ndërkombëtare thuhet Zyrtarët e Inteligjencës Amerikane kanë përgjuar të dhënat në Kinë, duke arritur në konkluzionin se numri i personave që vdiqën nga koronavirusi është 21 milionë, ndryshe nga raportimi zyrtar ku thuhej se 81 mijë persona u prekën dhe u shënuan vetëm 3300 viktima siç raportojnë autoritetet kineze.

Një raport i mëparshëm i inteligjencës i lëshuar nga SH.B.A. që Kina fshehu shkallën e shpërthimit u refuzua shpejt nga zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Hua Chunying.

Zyrtarët amerikanë thonë se raporti është vërtetuar dhe është konfirmuar se mbyllja e numrave të telefonave ishte si rezultat i vdekjeve të shkaktuara nga koronavirus.

“Telefonat celularë janë një pjesë e domosdoshme e jetës në Kinë dhe mbyllen vetëm kur përdoruesi ka vdekur”, thuhet në raport.