Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoni të Veriut kanë vdekur gjashtë persona me COVID-19 dhe janë shënuar 29 raste të reja.
Ministria e Shëndetësisë atje ka njoftuar se gjatë ditës së fundit janë shëruar 50 pacientë, transmeton Gazeta Stop.
Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë shënuar 155 mijë e 407 raste pozitive, janë shëruar 148 mijë e 960 pacientë, kanë vdekur 5 mijë e 488 persona nga COVID-19 dhe vazhdojnë të mbesin edhe 999 raste aktive.