Vetëm 2 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Asnjë rasti i vdekjeve nga COVID-19 nuk është raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri. Ndërkohë, janë regjistruar edhe 2 raste pozitive nga 3 mijë e 593 testime.

Sipas raportit të së shtunës të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, bëhet e ditur se janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,627 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët 5 pacientë janë në terapi intensive.

Që prej fillimit të pandemisë Shqipëria nuk ka shënuar një shifër kaq të ulët, teksa me fillimin e verës edhe numrat po bien afër 0.