Në Kosovë, sot janë shënuar 79 raste të reja me Covid-19, duke e quar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 362.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publikë të Kosovës pos kësaj ka bërë të ditur sot se edhe një person është shëruar nga koronavirusi duke u bërë gjithsej 59 të shëruar.
Të gjitha këto raste janë raste të kontaktit.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, 35 prej tyre nga komuna e Ferizajt (sipas vendbanimeve në qytetin e Ferizajt 12 raste, Greme 8 raste, Mirash 7 raste, Lloshkobare 4 raste, Slivovë 2 raste, Neredime 1 rast dhe Manastirc 1 rast)”.
“16 raste nga komuna e Prizrenit (sipas vendbanimit 10 Prizren dhe 6 Skorobisht, Han të Elezit raste”.
“Nga komuna e Vitisë 6 raste- fshatin Ramjan 4 raste, Pozharan 2 raste, nga komuna e Gjilanit 3 raste (sipas vendbanimit 2 raste Gjilan dhe 1 rast Lladovë, nga komuna e Malishevës 2 raste (sipas vendbanimit: Malishevë 1 rast dhe Banjë 1 rast)”.
“Nga komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: Vushtrri 1 rast dhe Pestovë 1 rast, dhe me nga një 1 rast vendbanimet: Burojë-Skenderaj, Qabiq-Klinë, Kramovik-Rahovec, Fushë Kosovë, Istog, Mitrovicë e veriut, Leposaviq Zubin Potok dhe Hodonovc-Kamenicë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.